Këshilli Gjyqësor ka përzgjedhur sot 25 gjyqtarë që do të gjykojnë në shtatë gjykata në vend. Të gjithë gjyqtarët e sapozgjedhur, siç theksuan anëtarët e Këshillit Gjyqësor, u përzgjodhën sipas arritjeve dhe pikëve të fituara në testimet e zhvilluara nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe në testet dhe kontrollet e kryera nga komisioni për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Këshillit Gjyqësor. Anëtarët e Këshillit nuk kursyen lëvdata për gjyqtarët e ardhshëm dhe u uruan suksese në punën e tyre.
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, nga 13 kandidatë të regjistruar, u zgjodhën shtatë më lartë të renditurit, përkatësisht: Marija Begoviq, Biljana Smaqovska, Dragana Isakovska, Dragan Josifovski, Ahmet Idrizi, Frosina Stojanovska dhe Kiril Georgiev.
Në Gjykatën Themelore Civile janë zgjedhur tetë gjyqtarë: Kristian Mitrevski, Simona Bubevska Mucunski, Liliana Kostojcinovska, Dragan Petrushevski, Maja Kosteliç, Andreja Aposotolska Malinovska, Pajtim Mashkuli dhe Jordan Jovanov.