U zgjodh si kryetari i ri i SPAK/ Kush është Altin Dumani, ja çështjet kryesore që ka ndjekur gjatë karrierës

December 16, 2022
1 minut lexim

Me 5 vota të anëtarëve të KLP-së, Altin Dumani është zgjedhur kryetari i ri i Prokurorisë së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai do të marrë mandatin e kreut të SPAK më 19 dhjetor, duke zëvendësuar kështu në këtë post, Arben Krajën.

Ndërkohë në garën e zhvilluar sot në KLP, morën pjesë edhe kandidatët Adnan Xholi dhe Edvin Kondili të cilët morën respektivisht 1 dhe 4 vota.

KUSH ËSHTË ALTIN DUMANI

Altin Dumani ka shërbyer për 3 vite si prokuror i SPAK dhe udhëhoqi operacionin ku u arrestua ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha.

Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës dhe është nga të parët që drejtoi njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.

Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje.

Dumani gjithashtu ka udhëhequr hetimet për 29 të pandehur për ngjarjen e Gërdecit.

Kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë menjënanë komoditetin e prokurorisë së apelit dhe do ti përkushtohet luftës ndaj krimit. 

“Lufta ndaj krimit është më prioritare se komoditeti zyrës”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Infantino: Katar 2022, një sukses i vërtetë! Ishte bukur të luhej në nëntor dhe dhjetor

Story i radhës

Prince Harry befason, zbulon të fshehtat e martesës së William dhe Kate Middleton

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë