U zgjodh drejtuese politike e PS për qarkun e Tiranës, Spiropali: E nderuar të marr këtë detyrë, urime të zgjedhurve në Kryesi e në Sekretariat

1 minut lexim

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryetari i partisë Edi Rama ka zgjedhur drejtuesit politikë të qarqeve.

Për Tiranën, drejtimi politik i fushatës i është besuar Elisa Spiropalit në bashkëpunim me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun.

Menjëherë pas kësaj zgjedhjeje, ka reaguar Elisa Spiropali. Ajo shprehet në rrjetet sociale se është e nderuar të marrë këtë detyrë. Spiropali thotë se objektiv i skuadrës së PS në zgjedhjet e 2025 do të jetë fitorja.

“Asambleja e Partisë Socialiste, platformë e vizionit të një Shqipërie moderne, progresiste e europiane.

E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë: për fitore!

Qarku i Shkodrës do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë. ❤️

Urime dhe suksese të gjithë të zgjedhurve në Kryesi dhe Sekretariat. 🤝🏻

#VetëmPërpara➡️🇪🇺

#SHQIPËRIA2030🇦🇱”, shkruan Spiropali.

Story i mëparshëm

Kurti: Do të shpërblehen me çmime ata që angazhohen vulletarisht

Story i radhës

Forcat ukrainase në Kursk të Rusisë po përgatiten për një luftë të gjatë – thotë një ekspert

Të fundit nga