U vendosën nota kaluese dy studenteve ngelëse/ Merren të pandehur dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër dhe dy pedagoge

September 24, 2024
1 minut lexim

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, Gasper Kokaj dhe dy pedagogEt e universitetit, Senada Reçi dhe Luljeta Zefi janë marrë të pandehur pasi akuzohen për korrupsion pasiv.

Profesorët e Dekanatit dyshohet se kanë marrë para në këmbim të vendosjes nota kaluese dy studenteve që kishin ngelur në dy lëndë semestrale.

Gjithashtu të pandehur për këtë çështje janë marrë edhe Lek Toni dhe Pëllumb Ndreca, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv kryer në bashkëpunim.

Ndreca dhe Toni, rezultojnë të jenë prindërit e dy studenteve ngelëse dhe ishin të interesuara për të kaluar provimin.

Kjo dosje penale që mban Nr. 546 është regjistruar fillimisht në SPAK, por pas vendimin të mos kompetencës të marrë nga prokurori Ened Nakuçi, çështja i kaloi në vitin 2023 për hetime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pronarët e Romës kompletojnë blerjen e aksioneve të klubit të njohur anglez

Story i radhës

Çmimet në treg, para zbatimit të masës, produktet shtrenjtohen

Të fundit nga

ShkoLartë