U varros me nderime të larta fetare, Hfz. Bajram Ajeti

August 3, 2023
1 minut lexim

Më 02.08.2023 (e mërkurë), në prezencën e Muftiut të Muftinisë së Kumanovës h. Abedin ef. Imeri, Reisul Ulemasë në RMV hfz. Shaqir ef. Fetahu, kryetari i Meshihatit Mufti dr. Mevlud Dudić, Muftiu i Novi Sadit Nedžat Hasanović, drejtori i Qendrës Humanitare “Hajrat” Mirsad Bećirović, sekretari i Fakultetit të Studimeve Islame prof. Senad Saraćević, zv. Kryetari i BFI-së së Sllovenisë Ifet Sulić dhe shumë hafëzllar, hoxhallarë e musafir, u përcoll për në botën tjetër Hafiz Bajram Ajeti.
Hfz. Bajram Ajeti, që nga dita e punësimit si imam, vaiz e mualim në vitin 1989, në xhaminë e fshatit Likovë, ai ishte i përpikt në kryerjen e detyrave të cilat i kishte mbi supe deri në momentet kur e kaploi sëmundja.
Gjatë kësaj periudhe, si rezultat i punës së tij të pandalshme si mualim, së bashku me babain e tij hfz. Refik Ajeti para tyre kanë diplomuar afër 40 hafëzllarë të Kur’anit dhe një numër i konsiderueshëm që kanë mësuar bukur leximin e Kur’anit.
Hfz. Bajram Ajeti, ka qenë pjesmarrës në garat Kur’anore me karakter lokal, europjan dhe botëror nëpër vende të ndryshme si: Meke, Libi, Tehran, Zagreb, Sarajevë etj., si dhe anëtar i jurive profesionale në disa raste.
Njerëzit si hfz. Bajram Ajeti, hafiz me famë ndërkombëtare, gjithmonë pas vetes lënë dhimbje e pikëllim për besimtarët, por ajo që e dallon dhe e bën të paharruar hfz. Bajram Ajetin, është puna e tij e palodhur që fjalën e All-llahut e nguliti në zëmrat e një numri të madh të nxënësve.
Namazin e xhenazes e fali djali i tij hfz. Muhamed Ajeti, këndimi i sureve u realizua nga nxënësit e hfz. Bajram Ajetit, kurse duanë e realizoi Reisul Ulema h.hfz Shaqir ef. Fetahu.
Në emër të Muftiut h. Abedin ef. Imerit dhe Muftinisë së Kumanovës, shprehim ngushllimet më të sinqerta duke lutur Allahun (xh.sh) që merhumin të e mëshiron, kurse familjes t’ju jep durim!.
Muftinia e BFI-së Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

UEFA “kërcënon” me pezullimin e takimit

Story i radhës

Bullgarët provokojnë shqiptarët, kështu i drejtohen 

Të fundit nga

ShkoLartë