U thith nga kulluesi i pishinës, humb jetën i mituri në Itali

August 19, 2023
1 minut lexim

Një fëmijë 8-vjeçar humbi jetën në Itali pasi u thith nga kulluesi  i pishinës. Ngjarja e pazakontë ndodhi në qytetin Terme di Cretone, jo shumë larg Romës.

Mediat italiane shkruajnë se i mituri ka rënë në pishinë në momentin kur është lajmëruar sinjali zanor për mbylljen e banjave termale. Një djalë i quajtur Stefan, 8 vjeç përfundoi në fund të pishinës në vetëm pak çaste pasi kulluesi e thithi të gjithë ujin dhe më pas u zhduk në tub, raporton Corriere della Sera.

Vizitorët u përpoqën të shpëtonin djalin pa sukses. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e djalit me ndihmën e litarëve dhe dorezave pas dy orësh.

Në bazë të hetimeve, hetuesit dolën në përfundimin se djali ka rënë në pishinë në momentin e zbrazjes dhe pastrimit, që është një praktikë e zakonshme në banjat termale, por është e paqartë pse sistemi i kullimit është ndezur ndërkohë që kishte ende vizitorë në pishinë.

Prokurori publik i Tivolit, i cili po heton rastin, urdhëroi hetimin dhe kontrollin e funksionimit të sistemit të kullimit në pishinë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

304 shoferë të sanksionuar në Shkup, 105 për vozitje të shpejtë

Story i radhës

Zejdi: Ardhmëria e Maqedonisë po rrezikohet nga disa deputetë nacionalshovinist maqedonas

Të fundit nga

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë