U tha se kërkoi largimin nga United, për CR7 një tjetër skuadër e Seria A shpreh interesim

Nga “Time Sport” pasditen e sotme u raportua se Cristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga Manchester United, pasi sulmuesi portugez kërkon të luajë në Champions League, kompeticion në të cilin dështoi skuadra angleze.

Sipas “The Atletic” , tashmë raportohet se për 5 herë fituesin e “Topit të Artë” se përveç PSG, Juventus, Roma, Chelsea, tashmë për shërbimet e yllit portugez ka hyrë në garë edhe një tjetër skuadër e Seria A.

Bëhet fjalë për Napolin, të cilët tashmë kanë përparësi dukshëm mbi Romën, pasi napolitanët janë pjesëmarrrës në Champions League.

Një pistë e vështirë kjo për Napolin por në vitet e fundit jemi mësuar me surpriza gjatë periudhës së merkatos.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickovski: Jo në Evropë të asimiluar

Story i radhës

Shifra marramendëse që kërkoi Loredana për të qenë në “Alba Festival”

Të fundit nga