Nga “Time Sport” pasditen e sotme u raportua se Cristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga Manchester United, pasi sulmuesi portugez kërkon të luajë në Champions League, kompeticion në të cilin dështoi skuadra angleze.
Sipas “The Atletic” , tashmë raportohet se për 5 herë fituesin e “Topit të Artë” se përveç PSG, Juventus, Roma, Chelsea, tashmë për shërbimet e yllit portugez ka hyrë në garë edhe një tjetër skuadër e Seria A.
Bëhet fjalë për Napolin, të cilët tashmë kanë përparësi dukshëm mbi Romën, pasi napolitanët janë pjesëmarrrës në Champions League.
Një pistë e vështirë kjo për Napolin por në vitet e fundit jemi mësuar me surpriza gjatë periudhës së merkatos.