“U takuam apo s’u takuam”/ Ledjona bën lëmsh rrjetin për videon e Eglës

1 minut lexim

Videoja e Eglës në një dhomë të bardhë që mendohet se është pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” po qarkullon kudo dhe pikëpyetjet janë pafund.

Disa aludojnë se aktorja nuk është skualifikuar nga loja dhe është mbajtur në këtë dhomë që nga dita e djeshme, ndërsa disa të tjerë besojnë se e gjitha është një gënjeshtër e produksionit për 1 Prillin.

Megjithatë dyshimeve ju shtua edhe një deklaratë e bërë gjithashtu nga një tjetër ish-konkurrente e cila pretendon se e ka takuar më herët aktoren pas daljes nga shtëpia. Ledjona Xheladinaj ka reaguar sërish duke i bërë thirrje personit që e ka filmuar të nxjerrë videon e tyre.

U takuam apo s’u takuam. Kjo është çështja. Dikush që ka videon ta nxjerrë tani ose të heshtë përgjithmonë.

Nejse më mirë po citoj Galileon: “E megjithatë rrotullohet”, shkruan ajo.

Image

Ledjona
Story i mëparshëm

Sulmi izraelit pranë ambasadës së Iranit në Damask, 11 viktima

Story i radhës

Ancelotti komenton deklaratën e Guardiolas, pranon se skuadra e tij ka një avantazh para përballjes me Man Cityn

Të fundit nga