U shtynë nga babai, dy fëmijë qëllojnë me thikë të dashurin e nënës së tyre

1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy fëmijë, vëllezër me njëri-tjetrin 12 dhe 13 vjeç plagosën me thikë të dashurin e nënës së tyre.

Të miturit ishin shtyrë nga babai i tyre që të shkonin në shtëpinë e të dashurit të nënës së tyre në rrugën Pietro Carrese, në Castallammare.

Sipas burimeve, ka qenë 13-vjeçari që ka dhënë goditjen e parë, më pas ka ndërhyrë vëllai 12-vjeçar. Më pas atë e ka qëlluar edhe vetë babai i dy të miturve.

Dy fëmijët, duke pasur parasysh moshën e tyre të re, nuk mbajnë përgjegjësi, por babai i tyre është arrestuar. Çifti prej disa kohësh ishte në proces ndarjeje. 49-vjeçari e kishte pritur keq largimin e bashkëshortes së tij nga shtëpia dhe lidhjen e saj me një tjetër burrë.

Story i mëparshëm

Në “Tabanoc” pritet rreth një orë, në “Bogorodicë” 30 minuta

Story i radhës

Negativiteti në zyrë shteron energjitë e punonjësve

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424