U shtrua shpesh në spital muajin e fundit, këngëtarja tregon nga çfarë vuan

May 11, 2022
1 minut lexim

Këngëtarja Halsey ka treguar më shumë për shëndetin e saj, pasi fansat u shqetësuan duke qenë se ajo është shtruar shpesh në spital gjatë muajit prill.

“Natyrisht që shëndeti im ka ndryshuar shumë që kur mbeta shtatzënë dhe linda”, tha në Instagram Stories këngëtarja, e cila është nënë e djalit 9-muajsh, Ender. “Fillova të sëmuresha vërtet, vërtet, vërtet… U shtrova në spital për anafilaksinë disa herë dhe kisha disa gjëra të tjera që po ndodhnin.”

Halsey zbuloi gjithashtu është diagnostikuar me sindromën Ehlers-Danlos, sindromën e Sjogren, sindromën e aktivizimit të qelizave të mastociteve (MCAS) dhe sindromën e takikardisë ortostatike posturale (POTS).

Sindroma Ehlers-Danlos përkufizohet nga Mayo Clinic si një grup çrregullimesh të trashëguara që prekin indet lidhëse – kryesisht lëkurën, kyçet dhe muret e enëve të gjakut – ndërsa sindroma Sjogren është një çrregullim i sistemit tuaj imunitar i identifikuar kryesisht nga sytë e thatë dhe goja e thatë.

Sipas Medical News Today, sindroma e aktivizimit të mastociteve bën që sistemi imunitar të aktivizojë në mënyrë të papërshtatshme mastocitet, duke bërë që ato të lëshojnë shumë ndërmjetës, duke rezultuar në reaksione të rënda alergjike që prekin disa sisteme të trupit.

Së fundi, sindroma e takikardisë ortostatike posturale karakterizohet nga një rritje e rrahjeve të zemrës, rënie të presionit të gjakut dhe marramendje gjatë qëndrimit në këmbë.

“Kam kërkuar përgjigje për shkakun rrënjësor të disa prej këtyre gjërave, të cilat mund të jenë një sëmundje autoimune. Dhe e di që kam pasur probleme autoimune për pjesën më të madhe të jetës sime, veçanërisht me endometriozën,” shpjegoi 27-vjeçarja. “Nuk dua që askush të shqetësohet. Unë jam duke u trajtuar tani.”

Halsey tha se është duke bërë prova për turneun e ardhshëm “Love and Power”. Muajin e kaluar, artistja mori pjesë në Grammy 2022, vetëm disa ditë pasi iu nënshtrua operacionit të endometriozës. Megjithatë, ajo u largua nga ceremonia herët pasi nuk po ndihej shumë mirë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja pse “humbi” zgjedhjet Partia Demokratike me 25 Prill 2021

Story i radhës

​Caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve

Të fundit nga

ShkoLartë