U shënua Dita e Komunës së Tetovës, mirënjohje posmortum iu dha edhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Rafi Alilit

March 3, 2022
min lexim

Sot në sallën e madhe të Këshillit të Komunës së Tetovës u mbajt Seancë Solemne për Ditën e Komunës së Tetovës.

Në prani të qytetarëve të Tetovës, përfaqësuesve të arsimit, kulturës, artit, të mediave, kryetari i KOmunës së Tetovës Billall Kasami pasi përshëndeti të pranishmit foli mbi rëndësinë e Ditës së Komunës së Tetovës dhe për historinë e re të Komunës sonë.

“Sot është 3 marsi – Dita e komunës së Tetovës, ditë që  shënon edhe fillimin e erës demokratike në Tetovë.  Në vitin 1992 u themelua këshilli i parë shumë partiak në Tetovë, duke shënuar kështu edhe fillimin e demokracisë institucionale në Tetovë.  Për herë të parë në këto vende që sot jemi ulur Ne, në vitin 1992 u ulën këshilltarët të cilët ishin zgjedhur nga vota e qytetarëve përmes një procesi demokratik dhe të lirë.  Qytetaret në përgjithësi menduan se me ardhjen e demokracisë do të zgjidhen të gjitha çështjet, mirëpo koha e dëshmoi të kundërtën sepse përkushtimi ndaj zhvillimit dhe ngritjes se procesit te demokracisë deri në shkallë të pranueshme për të gjithë nuk ka qenë sa duhet.  Pavarësisht kësaj qytetari i Tetovës që atë ditë filloi ta ndjej nga afër pushtetin lokal dhe për herë të parë e kuptoi se komuna është e tyre e jo e pushtetit qendror. Instalimi i një sistemi të ri demokratik u përcoll me shumë vështirësi dhe obstruksione që bëheshin nga pushteti qendror i cili nguronte t’u jepte pushtet komunave të cilat tashmë kërkon të udhëhiqnin me qytetin e tyre”, tha Kasami.

Në fjalën e tij Kasami potencoi edhe nevojën e riformulimit të Ligjit për Vetqeverisje Lokale, duke theksuar se është nevojë e kohës që komunat të kenë edhe decentralizim fiskal të plotë.

“Kjo po ndodh edhe  ne kohën kur Ne po flasim për 30 vjetorin e  themelimit të këshillit të parë shumë partiak sepse edhe pas  30 viteve demokraci lokale nuk kemi një decentralizim të plotë fiskal që është  një nga përparësitë  kryesore në  përforcimin e kapaciteteve për menaxhim financiar të komunave”, ka thënë Kasami, duke shtuar se qytetarët kanë edhe një arsye më tepër që të festojnë pasi së bashku arritëm të largojnë nga komuna një udhëheqësi e cila për tetë vite ka zhvatur qytetarët  e Tetovës dhe ka lënë qytetin të zhytur në borxhe dhe me një infrastrukturë të shkatërruar.

“Në anën tjetër sot, jo vetëm Ne në sallë, por të gjithë qytetarë duhet të festojnë sepse arritëm të largojnë nga komuna një udhëheqësi e cila për tetë vite ka zhvatur qytetarët  e Tetovës dhe ka lënë qytetin të zhytur në borxhe me një infrastrukturë të shkatërruar, me dyert që nuk përfillnin qytetarët, me instalimin e antivlerave në shkolla dhe në institucionet tjera lokale.  Pra, të nderuar,  kjo është edhe një arsye më tepër për  të festuar sot së bashku 30 vjetorin e sistemit pluralist në komunën e Tetovës dhe për të punuar në drejtim të instalimit të vlerave të mirëfillta”, ka thënë Kasami.

Në seancë u ndanë mirënjohje për personalitete të shquara nga sfera të ndryshme të shoqërisë, të cilët kontribuan në zhvillimin dhe afirmimin e qytetit të Tetovës. Poashtu mirënjohje posmortum iu nda edhe për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Rafi Alilit, i cili kohë më parë ndrroi jetë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndihmë të njëhershme për familjet e jetimëve

Story i radhës

Laçi-Egnatia, formacionet zyrtare

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë