U shënua 25 vjetori i rënies së komandantit të parë të UÇK-së, Zahir Pajazitit

February 4, 2022
min lexim

Në organizim të Klubit letrar “Zahit Pajazitit” nga Podujeva, në lokalet e ëmbëltores “Edi” në Prishtinë, ku për shkak të pandemisë me numër të kufizuar u mbajt Akademi përkujtimore në 25 vjetorin e rënies së komandantit të parë të UCK-së, Zahir Pajaziti dhe dy veprimtarëve të kombit, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Fillimisht prezentuesja, poetja Fatmire Berisha pasi i përshendeti të pranishmit për kohën shumë të çmueshme që kanë humbur për të marrë pjesë në këtë eviniment shumë të rëndësishem që  u kushtohet tre heronjëve të ardhmerisë kombëtare shqiptare, komandantit të parë të UCK-së Zahir Pajazitit dhe luftetarëve të lirisë së popullit shqiptar,Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhes.         

Në këtë Akademi, foli kryetari i Klubit letrar “Zahir Pajaziti”, Rudi Berisha, i cili tha se komandanti i parë i UCK-së Zahir Pajaziti ka rënë dëshmor më 31 janar 1997 duke shkuar në një aksion kombëtar, gjegjësisht për vrasjen e kriminelit Vuqina, komandant i milicisë serbo-sllave në Vushtrri, i cili bënte krime të papara ndaj popullit shqiptar të pafajshëm. Ai më tej tha se Zahiri ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe njëri ndër komandantët e parë të gueriles shqiptare dhe UÇK-së në Kosovë.
Zahir Pajaziti ishte i lindur në vitin 1962 në Turuqicë të Llapit. Ai ishte një veprimtar i paepur i kauzës kombëtare dhe protagonist konspirativ i grupeve guerile ilegale në Kosovë në periudhën nga mesi i viteve 80-ta e deri në frymën e fundit.

Ai është vrarë në një prit nga bandat vrastare paramilitare serbo-sllave më 31 dhjetor 1997, ndërsa Klubi letrar ,,Zahir Pajaziti’’ me një Akademi përkujtimore e nderoi jetën dhe veprën heroike të Zahir Pajazitit.

Në Akademi para të pranishmëve me kumtesat e tyre u paraqitën Salih Salihu dhe Sadri Rexhepi, të cilët me fakte të reja arritën t’i njoftojnë të pranishmit me shumë dëshmi të pa njohura deri më tani. 

Salih Salihu i paraqiti kontaktet e tij të para, si me Zahirin, po ashtu edhe me Hakifin e që ato kontakte me kalimin e kohës të shnëdrrohen në veprimtari kombëtare, në dy organizata ilegale të formuara nën udhëheqjen e Salih Salihut. SË këndejmi, emocione të larta zgjoi edhe diskutimi dhe kujtimi i Sali Salihut, i cili duke rrëfyer për torturat që ishin kryer mbi shqiptarët liridashës, na ktheu vëmendjen në vitet e rënda të asaj kohe nëpër të cilat kaloi edhe i gjithë populli shqiptar.

Ndërsa, Salih Salihu foli për rolin dhe kontributin e ish të burgosurve politik shqiptarë gjatë periudhave të ndryshme e me këtë rast në veçanti për rolin dhe kontributin e veprimtarëve të ndryshëm, si dhe për veprimtarinë e tij atdhetare ishte burgosur disa herë nga ish sistemi monist, serbo-sllav. Salihu përveç Zahirit në punimin e tij të përmendur më sipër përmend shumë shokë dhe shumë emra të tjerë prej të cilëve shumë prej tyre janë të vdekur, por edhe shumë prej atyre emrave ka edhe shumë të gjallë. Ai jep edhe shumë detaje që i kishte pas me Zahirin, Hakifin, Ilirin e shokët e tjerë gjatë takimeve të shumta nëpër rrugë, në kafene dhe lokalitete të ndryshme në trevat e ndryshme të Llapit e më gjerë.

Duke folur para të pranishëmve në këtë Akademi Përkujtimore, Sadri Rexhepi, ndër të tjera tha se Zahir Pajaziti njihet si veprimtar i devotshëm i çështjes shqiptare, sinonim i guximit dhe atdhedashurisë, i burgosur dhe i përndjekur nga pushteti serbosllav që nga mosha rinore e deri në frymën e fundit. Aktiviteti i tij politik ka filluar që në moshë të re, por ai për herë të parë burgoset në vitin 1980 kur kthehet nga Shqipëria dhe për 15 ditë rresht torturohet në mënyrë shtazarake nga inspektorët shqipfolës, nga udbashi Lorenc Selmani. Zahiri veç nga familja ai ishte frymëzuar edhe nga heroizmat e Demë Ahmetit, Hysë Popovës, komandant Sadri Blakut, vëllzërve Bajçinovci, vëllzërve Gërrdovci, Sahit Shajkofci, Jahja Fusha, Shaban Tenezhdollit, Muzli Dumoshit, Bahtir Dumnica, Mulla Ramë Govori, Hamit Sejdiu, Shaban Shala, Nuhi Gashi, Sabit Kapiti, Nexhmi Sejdiu, Xhafer Meta, Ibrahim Demolli, Hamit  Zhitia, Jusuf Ismaili, Fetah Babatinca, etj.

Rexhepi tregon format masakruese që regjimi pushtues serbosllav i kishte kryer kundër popullit shqiptar autokton, të pafajshëm dhe të pambrojtur, si në Llap, po ashtu edhe në gjithë Kosovën nga koha e Demë Ahmetit e deri me paraqitjen e

Zahir Pajazitit me shokë, ndërsa fryma rezistuese e Demë Ahmetit vazhdon deri në qershor të vitit 1999. Ai përmend pushtimet dhe ripushtimet e Kosovës me pesë traktate euro-ruse më 1878,1913,1919, 1945 dhe 1989, të përcjellura me masakra të shumta në forma gjenocidale. Sa për ilustrim ai përmend faktin se vetëm nga viti 1912 e deri në vitin 1976 nga Kosova janë vrarë dhe zhdukur një milion shqiptarë. Pastaj, ndryshimi i rrethanave nëpër të cilat po kalonte populli shqiptar në vitet e 90-ta, në Kosovë, veçmas Sadriu foli për qëndresë heroike të sistemit arsimor përballë dhunës kanibaliste serbe.

Të gjitha faktet e sipërcekura kanë ndikuar në frymëzimin kombëtar të Zahirit dhe shokëve të tij që vazhduan rrugën e tij deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës në qershor të vitit 1999. Ai tregoi se si i kishin parashikuar aksionet kundër uniformës dhe efektivave të tmerrit, por kurrë jo kundër civilëve dhe njerzëve të pafajshëm. Në fazën e dytë kishin planifikuar formimin e ushtrisë, por ende jo luftë frontale. Ndërkaq, në fazën e tretë do të ketë luftë frontale kundër çdo institucioni që udhëhiqej nga serbo-sllavët. 

Rexhepi paraqiti edhe një plan operativ ushtarak të cilin Zahirit ia kishte punuar eprori ushtarak Hashim Rexha në vitet e 90-ta.

Në atë plan ushtarak shihet qartë se në bazë të metrave dhe të gjuajtjes me armë të dihet se në cilin vend të trupit mund të goditet njeriu, si dhe gjatë ecjes apo vrapimit.  Në bazë të këtij plani, Zahiri i ka kryer me sukses të gjitha aksionet ku i ka ndërmarrë ai, si kundër komandantëve të milicisë serbe, e po ashtu edhe kundër shërbëtorëve të tyre. Prandaj, ky plan duhet të ruhet në Muzeun e Kosovës, si dokument historik me qëllim që në të ardhmen të dihet se kush e ka ndihmuar Zahirin që të jetë sa më i saktë në kryerjen e aksioneve të tij. 

E sot kur Kosova frymon lirshëm pas afër dymbëdhjetë vitesh pavarësie nga robëria shekullore serbosllave, po shkojmë drejt plotësimit të idealeve, synimeve dhe qëllimeve të përhershme të Zahir Pajazitit me përmasa biblike për Shqipërisë Natyrale.

Të gjitha këto na detyrojnë të çmojmë, ta nderojmë e ta përkujtojmë me pietet të lartë luftën heroike të këtij luftëtari-heroi të denjë të çështjes e të çlirimit kombëtar, tha Sadri Rexhepi. Ai tha se në këtë Akademi është dashur që të jetë prezent edhe bashkëluftëtari i tij i ngushtë dhe anëtari i Çetës së Llapit, Ismet Abdullahu, i cili gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së Zahirit dhe lëvizjes në përgjithësi deri në qershor të vitit 1999 i kishte furnizuar me lloje të ndryshme të armatimeve.  

Akademinë e madhështuan edhe poetët dhe poetet me poezitë e tyre, sikurse:Nagjije Doçi, Fadil H.Curri, Fatime Ahmeti- Fara,Shaban Pllana, Ferdane Zabërgja, Bahrije Qerimi-Spanca, Minire Rukovci-Hyseni, Hysen Y.Hyseni, Drita Kosumi, Rabije Berisha, Fatmire Berisha, Shaip Zeqiri, dhe me një fjalë rasti u paraqit edhe Elhame Hetemi, etj. 

Pas recitimit të poezive nga poetët e pranishëm, kryesia e Klubit letrar “Zahir Pajaziti” kishte vendosur t’u ndajë Mirënjohje në shenjë respekti disa veprimtaëve që kishin kontribuar në gjithë veprimtarinë e Klubit në fjalë dhe çështjes kombëtare në përgjithësi, kurse në emër të kryesisë mirënjohjet i ndau kryetari Rudi Berisha. Me Mirënjohje u nderuan Shaban Pllana,Salih Salihu dhe Mevlude Saraqi. 

Lavdi e përjetshme heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha që u vranë nga forcat paramilitare e policore serbe më 31 janar 1997 në Pestovë ku hasën në një pritë nga milicia serbe dhe pas një përleshje fyt më fyt me vrastarët, bien në altarin e lirisë. Prandaj, këta heronjë do të mbesin në përjetësi brez pas brezi në kujtesën historike dhe kullën e lirisë, derisa të ketë shqiptarë mbi këtë tokë e shqiptarë mbi këtë tokë do të ketë për jetë e mot!

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

4 këshilla të çuditshme shëndetësore, por të vërteta

Story i radhës

Populli shqiptar i Dardanisë a i njeh politikanët tradhtarë?

Të fundit nga

ShkoLartë