Uji është rikthyer në Gjakovë pasi u sanua defekti në gypin kryesor, ka bërë të ditur KRU “Gjakova”.
“Në një kohë rekord dhe impenjim për orë të tëra nga ekipi e KRU “Gjakova” përkundër të gjitha problemeve nga faktorë të jashtëm, më në fund arrihet të eliminohet defekti në gypin kryesor fi 800 në Gjakovë, i cili ishte i vendosur në 12 metra thellësi, nga ky defekt kishim ndërprerje të furnizimit me ujë pothuajse në të gjithë zonën e mbulueshmërisë!”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Sipas tyre, rikthimi i furnizimit me ujë veçse ka filluar, por që duhet pak kohë derisa uji të qarkullojë në rrjet.
Rekomandohet që ujin ta lini të rrjedhë për për pak, para konsumimit!