U rrëzuan nga Superiorja, reagon për herë të parë zyrtari i Skënderbeut

April 29, 2025
1 minut lexim

Dy ditët e fundit kanë qenë mjaft të vështira për klubin e Skënderbeut. Korçarët u mposhtën të dielën 1-2 në shtëpi nga Bylis dhe ranë nga Superiorja në Kategorinë e Parë.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga tifozët korçarë, ku nuk kanë munguar kritikat për drejtuesit.

Ndërkohë që ditën e sotme, është pikërisht një nga zyrtarët e klubit të Skënderbeut që ka reaguar për herë të parë.

Drejtori Sportiv, Ardi Gjançi u ka dërguar “sms” publik tifozëve, duke thënë se ndjesa nuk mjafton në këto momente, por premton se Skënderbeu do të kthehet më i fortë.

“Kritikat tuaja janë të drejta dhe i marrim me përulësi.

Ndjesa jonë, sado e sinqertë, ndoshta nuk mjafton — por premtimi ynë është i palëkundur: së shpejti do të riktheheni si tifozët më krenarë në Shqipëri. Ky është një ‘amanet’ që nuk tretet nga koha, as nga dheu”, shkruan Gjançi në rrjetet sociale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Hulumtuesit eksperimentuan me manipulimin psikologjik të përdoruesve të Reddit përmes AI

Story i radhës

Tërmet me magnitudë 6.2 ballësh në Zelandën e Re

Të fundit nga

Fëmijët festojnë në sheshet e Prishtinës

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, sheshet e Prishtinës ishin mbushur me ngjyra plot e fëmijë të cilët po festonin ditën e tyre. Për ta është përkujdesur edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen
sqmken
ShkoLartë