Ka ndërruar jetë në spital, 54 –vjeçari nga Martaneshi i cili u rrëzua teksa kulloste bagëtitë në mal.
Burri fillimisht mori fraktura të rënda dhe u transportua me helikopter drejt Tiranës por fatkeqsisht nuk mundi të mbijetonte.
Bulqizë/informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më parë ku shtetasi A. B., duke kullotur bagëtitë dyshohet se u rrëzua nga një lartësi shkëmbi, ju informojë se ky shtetas si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.