U rrëzua me parashutë, vdes tragjikisht 55-vjeçari

October 24, 2022
1 minut lexim

Richard Sheffield, 55 vjeç vdiq tragjikisht në SHBA kur u rrëzua pas një fluturimi të pakontrolluar me parashutë.

Ngjarja ndodhi para fillimit të një ndeshjeje futbolli amerikan në një shkollë të mesme në Tenesi.

Dëshmitarët okularë kanë regjistruar momentin e rënies së 55-vjeçarit, parashuta e të cilit doli jashtë kontrollit.

Tifozët e futbollit mund të dëgjohen duke bërtitur në agoni kur kuptojnë se jeta e parashutistit është në rrezik.

Sheffield ishte pjesë e një ekipi parashutistësh që tradicionalisht argëtonin spektatorët me fluturimet e tyre para ndeshjeve dhe kishte më shumë se 1500 fluturime në CV-në e tij.

Ekipi i 55-vjeçarit bëri të ditur se nuk u gjet asgjë e çuditshme me rënien e tij apo me parashutën, e cila, siç pretendojnë anëtarët e saj, u hap pa asnjë problem.

Pasi është rrëzuar në tokë, 55-vjeçari është dërguar në spital ku edhe ka ndërruar jetë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

143 shtetas të RMV-së në burg për shkak të shkeljeve të masave gjatë pandemisë me COVID19

Story i radhës

​Fury për një luftë tjetër më Wilder: Kur, ku, për sa para?

Të fundit nga

ShkoLartë