u rrezua aksidentalisht nga terreni malor plagoset 75 vjecari ne shkoder policia dhe urgjenca drejt vendngjarje 6a75e2d0cbdb7

U rrëzua aksidentalisht nga terreni malor, plagoset 75-vjeçari në Shkodër. Policia dhe urgjenca drejt vendngjarje

August 7, 2026
1 minut lexim

Një 75-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u rrëzua në një zonë malore në Shalë të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 13:30, shtetasi P. B., 75 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një terren të thepisur malor, duke pësuar dëmtime fizike.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës mjekësore për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të moshuarit.

“Rreth orës 13:30, në Shalë, shtetasi P. B., 75 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një terren të thepisur malor dhe, për pasojë, ka pësuar dëmtime fizike.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe të urgjencës mjekësore.

Gjithashtu, në vendngjarje po shkon grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, do të kryejë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dogana parandalon nje rast te kontrabandes me mallra ne qafe prush 6a75e262da85b
Lajmi i mëparshëm

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

goditet rrjeti i madh i trafikut te droges dhe emigranteve mes spanjes e algjerise 78 te arrestuar 6a75e332829e1
Lajmi i radhës

Goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës dhe emigrantëve mes Spanjës e Algjerisë, 78 të arrestuar

Të fundit nga

ShkoLartë