u realizua me sukses konferenca te folmet shqipe ne maqedonine e veriut gjendja dhe perspektivat 681cdd6630b37

U realizua me sukses konferenca “Të folmet shqipe në Maqedoninë e Veriut – gjendja dhe perspektivat”

May 8, 2025
min lexim

Sot (më 8 maj 2025) në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup u mbajt një aktivitet shkencor, që përkon me përfundimin e serisë “Dialektologjia shqiptare – Të folmet shqipe në Maqedoninë e Veriut I-V” dhe veprës së prof. Qemal Muratit “Fjalor i të folmeve shqipe në Maqedoni”

Kjo ngjarje shkencore ishte e ndarë në dy pjesë, në pjesën promovuese, që u mbajt në fillim dhe u moderua nga Dr. Teuta Agai Demjaha, dhe në pjesën shkencore, që vijoi më pas dhe u drejtuar nga udhëheqësit e seancave përkatëse shkencore.

Në fillim, të pranishmit i përshëndeti drejtori i Institutit, Dr. Besnik Emini, i cili me këtë rast tha: “Jam veçanërisht krenar që konferenca mbledh së bashku gjenerata të ndryshme studiuesish – nga emrat tashmë të afirmuar në shkencë, e deri te studiuesit e rinj që premtojnë shumë për të ardhmen e albanologjisë. Ky kombinim është tregues i gjallërisë së studimeve në këtë fushës dhe i vijimësisë që po ndërtohet me përkushtim.”

Pas tij, me referat shkencor, u paraqit prof. Qemal Murati, i cili foli gjerë e gjatë për projektin shkencor “Dialektologjia shqiptare – Të folmet shqipe në Maqedoninë e Veriut I-V”, duke e cilësuar si një vepër monumentale për mbarë gjuhësinë shqiptare, e veçmas për dialektologjinë, ndërsa në pjesnë e dytë të kumtesës foli për “Fjalorin e të folmeve shqipe në Maqedoni”, një vepër 900-faqëshe, që ka mbi 30 mijë njësi leksikore, frazeologjike dhe toponimike nga zona të ndryshme shqiptare, duke nxjerrë në pah edhe ndikimet nga gjuhët e tjera dhe duke ofruar kështu një bazë të vyer edhe për studimet ballkanologjike.

Për “Fjalorin e të folmeve shqipe” referoi edhe prof. Avzi Mustafa, i cili – mes tjerash – tha: Kjo punë voluminoze, e ndërtuar me përkushtim shkencor, na flet për trashëgiminë gjuhësore që nuk do t’u shërbejë vetëm studiuesve, por  edhe publikut më të gjerë, ngase ajo bën një konservim  të fortë që ato njësi ta përballojnë kohën që i rrezikon të humbasin në vorbullën e globalizmit dhe uniformizimit gjuhësor. Por, kjo është në të njëjtën kohë edhe një pasqyrim i gjallë i jetës, mendësisë, zakoneve dhe historisë së shqiptarëve të Maqedonisë.

Këtij Fjalori iu qas edhe prof. Valbona Toska, e cila duke bërë një analizë të thelluar dhe të gjerë, theksoi se: “Vepra Fjalor i të folmeve shqipe në Maqedoninë e Veriut paraqet një thesar gjuhësor që dokumenton me kujdes pasuritë dhe veçoritë e një gjeografie të gjallë dialektore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke ruajtur një trashëgimi që rrezikon të venitet. Vlerësimet e recensentëve të njohur dhe struktura e gjerë tematike e bëjnë këtë botim një pikë referimi për studiuesit dhe institucionet që merren me gjuhën dhe kulturën shqiptare. Ky fjalor nuk është vetëm një produkt akademik, por ai paraqet edhe një akt përkujdesjeje ndaj trashëgimisë sonë të përbashkët gjuhësore.

I fundit në pjesën e promovimit mbajti referat prof. Zeqirija Ibrahimi, i cili u ndal në serinë “Dialektologjia shqiptare – Të folmet shqipe në Maqedoninë e Veriut I-V” dhe foli për arsyet e përgatitjes së këtij botimi, për vështirësitë e punës, por edhe për vlerën e madhe që ka ky botim për studimin e të folmeve shqipe në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast ai tha: “Duke e realizuar këtë seri, ne e kemi vizatuar hartën gjuhësore jo vetëm të folmeve shqipe në Maqedoninë e Veriut, por edhe hartën etnike të pranisë së elementit shqiptar në këto treva. Kjo seri është dëshmi e pranisë gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, është dëshmi e autoktonisë, ndërsa elementet gjuhësore, leksiku, por edhe frazeologjia dhe shprehjet idiomatike janë elemente gjuhësore për ta dëshmuar edhe kontaktin gjuhësor të shqipes me gjuhët e tjera ballkanike që nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona.”

Pas kësaj vijoi  puna e Konferencës shkencore me leximin e punimeve shkencore, që paraqesin një prurje të re dhe të rëndësishme për studimet dialektologjike. Me këta rast u lexuan 18 kumtesa, siç vijon:

  1. Xhemaludin Idrizi: Prezenca e gjuhës turke në disa mikrotoponime të fshatrave të Dervenit të Shkupit
  2. Asllan Hamiti: Punë ekipore në hulumtimet e mëtejme dialektore
  3. Valbona Toska: Kategoria e mohimit në të folmen e Dervenit (Bazuar në monografinë ,,E folmja e Dervenit” të Remzi Nesimit)
  4. Ismet Osmani: Mbi ndërrimet morfofonemike në të folmen e Dervenit
  5. Davida Marku: Vendi i të folmeve shqipe në Maqedoninë e Veriut në strukturën dialektore të shqipes
  6. Mirushe Hoxha: Zbatimi i dialektologjisë perceptuese në shpjegimin dhe parashikimin e ndryshimeve të gjuhës shqipe
  7. Izmit Durmishi & Hana Dardhishta: Veçori fonetike të sistemit zanor në të folmet dhe toponiminë e Pollogut të Epërm e të Poshtëm
  8. Mustafa Ibrahimi: Disa forma arkaike në leksikun e të folmes shqipe të Prilepit dhe Krushevës
  9. Ajten Qamili: Fati i të folmes shqipe të Ohrit ndër vite
  10. Idaete Sinani: E folmja e Rekës së Epërme dhe vendi i saj në strukturën dialektore të shqipes
  11. Shejnaze Ajdini-Murtezi: Frazeologjizmat në të folmet shqipe në RMV – vështrim diatopik
  12. Hidajete Azizi, Teuta Agai-Demjaha: Variacioni dialektor në onomastikën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut
  13. Zeqirija Ibrahimi: Disa veçori të së folmes shqipe të f. Luboten të Shkupit
  14. Luljeta Adili Çeliku: Njësitë frazeologjike në të folmen e Kërçovës një pasuri e madhe gjuhësore
  15. Valdeta Kasapi: Përdorimi i dialekteve në mediat vizive dhe ruajtja e gjuhës standarde shqipe
  16. Selvije Selmani: Disa veçori fonetike në të folmen e Jazhincës së Tetovës
  17. Laura Papraniku Bejtullau: “Muhabete dibrançe” – rubrika që i dha vlerë të folmes dialektore në shtypin e shkruar (1990 -1993)
  18. Ardian Ramadani: Shqipja standarde dhe shqipja dialektore – Rasti i mësimit të gjuhës shqipe në Ambasadën e Francës në Shkup nga stafi i huaj dhe ai maqedonas

Referatet e prezantuara dhe kumtesat shkencore do të botohen në një vëllim të veçantë të edicionit “Scupi”.

1 45 2 40 3 27

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

privohet nga liria nje shtetas shqiptar ne vk bllate per ofrim ryshfeti 681cdd6255a3b
Story i mëparshëm

Privohet nga liria një shtetas shqiptar në VK Bllatë për ofrim ryshfeti

nje pike kthimi per kosoven ne arenen evropiane hapet rrruga drejt be se 681cdd693eeb0
Story i radhës

Një pikë kthimi për Kosovën në arenën Evropiane, hapet rrruga drejt BE-së!

Të fundit nga

Tesla po zgjeron fabrikën në afërsi të Berlinit

Tesla zgjeron fabrikën evropiane, pavarësisht rënies së shitjeve. Tesla po vazhdon të zgjerojë fabrikën e saj në Evropë, edhe pse kompania po përballet me një rënie të shitjeve. “Ky është një përgatitje
ShkoLartë