u punesuan me konkurse te rregullta 53 mesimdhenes ne fushe kosove nuk marrin paga 61f2fe3a25747

U punësuan me konkurse të rregullta, 53 mësimdhënës në Fushë Kosovë nuk marrin paga

January 27, 2022
1 minut lexim

Një numër mësimdhënësish në disa komuna punojnë pa paga. Një situatë e ngjashme është edhe në shkollën “Mihail Gramneo” në Fushë Kosovë ku 53 mësimdhënës nuk marrin paga pasi nuk janë përfshirë në listën e pagave dhe kjo pritet të bëhet tek në qershor.

RTK raportoi se këta 53 mësimdhënës nuk paguhen prej 6 muajsh edhe pse janë pranuar në punë me konkurse të rregullta.

SBASHK-ut thotë të ketë adresuar këtë çështje edhe në Ministrinë e Arsimit, edhe pse kjo mbetet nën kompetencën e nivelit lokal.

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Samir Shahini, tha se Ministria e Financave nuk i ka aprovuar kërkesën e tyre që këta mësimdhënës të hyjnë në listën e pagave.

“Arsyeja pse nuk po arrijmë t’i fusim këta mësimdhënës në listë të pagave është sepse Ministria e Financave nuk i aprovon kërkesat tona për futjen në listë të pagave të këtyre mësimdhënësve vit pas viti ndërsa në anën tjetër nevoja për të rekrutuar mësimdhënës shtesë mbi këto norma që i parasheh Ministria e Financave për komunën tonë është për shkak se ne kemi rritje enorme të numrit të nxënësve në shkolla”, tha ai.

Shahini tha se këta mësimdhënës do të hyjnë në listë të pagave në muajin qershor me rishikim të buxhetit, ndërsa premtoi se për muajt e papaguar do të bëhet zgjidhja që të kompensohen nga mjetet vetanake të Komunës së Fushë Kosovës. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prapaskenat diplomati i njohur tregon se cfare rreziku e pret shqiperine permend vuciqin 61f2fe37cf72b
Story i mëparshëm

Prapaskenat/ Diplomati i njohur tregon se çfarë rreziku e pret Shqipërinë, përmend Vuçiqin

d181d0b8d0bbd198d0b0d0bdd0bed0b2d181d0bad0b0 d0b4d0b0d0b2d0bad0bed0b2d0b0 d0bfd180d0b6d0b8d0bdd181d0bad0b0d182d0b0 d0b2d0bbd0b0d0b4 61f2ff5647b16
Story i radhës

Силјановска Давкова: Пржинската влада треба да се укине, не обезбедува фер и демократски избори

Të fundit nga

Profesionet më të kërkuara në Kosovë

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po nxit një numër gjithnjë e më të madh të të rinjve në Kosovë të orientohen drejt arsimit profesional. Këtë trend e ka vënë në dukje
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë