U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur

I propozuar si një prej kandidateve për tu votuar në primaret e së dielës, tërhiqet nga gara numri dy i bashkisë Shkodër, Ardit Qylybyli.

Ai e ka lajmëruar tërheqjen nga gara përmes një postim në rrjete sociale ku shkruan se do të mbështesë kandidaturat e tjera demokrate.

Ai shton se është i bindur se me 6 mars, demokratët e qytetarët shkodranë, do të bëjnë zgjedhjen më të mirë pikërisht duke filluar nga primaret e 30 janarit.

“Te nderuar demokrate, qytetare te Shkodres! Une jam propozuar nga strukturat si kandidat per kryetar te Bashkise se Shkodres ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit. Jam shume i nderuar dhe ndjehem i vleresuar per mbeshtetjen qe me kane dhene demokratet e Shkodres duke me propozuar per garen e primareve. Aktualisht, une jam zevendeskryetar ne detyre i Bashkise Shkoder. Pasi jam njohur me emrat e kandidateve te tjere per primaret, kam vendosur te terhiqem nga votimi i dites se diel per Bashkine e Shkodres. Kjo terheqje eshte ne funksion te perqendrimit te demokrateve ne nje numer me te vogel kandidatesh te mundshëm, por edhe te mbeshtetjes te kandidaturave qe une gjykoj se kane dhe duhet te kene jo vetem mbeshtjen e demokrateve por edhe qytetareve shkodrane. Si deri me tani, do te vazhdoj angazhimin tim maksimal per bashkine, demokratet dhe qytetaret e Shkodres. Jam i bindur se me 6 mars, demokratet e qytetaret shkodrane, do te bejne zgjedhjen me te mire pikerisht duke filluar nga primaret e 30 janarit, guri i themelit i fitores sone te perbashket. Na prifte e mbare te gjitheve bashke per te sotmen e te nesermen e Shkodres, shtepise sone të përbashkët!”, shkruan ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kroos: Ende besoj në cilësitë e Eden Hazard

Story i radhës

Мицкоски: Претходната влада беше најслабата во изминативе 30 години

Të fundit nga