U propozua nga kryesia e PS-së për president/ Bajram Begaj, i treti pas Alfred Moisiut dhe Bujar Nishanit që vjen nga karriera ushtarake

Bajram Begaj është emri i ri i propozuar nga kryesia e Partisë Socialiste për të qenë në krye të shtetit. Begaj i cili vjen nga karriera ushtarake bëhet kështu presidenti i tretë nëse do të zgjidhet në Kuvend, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani.

Ndërkaq, para disa minutash Edi Rama ka folur pas mbledhjes së PS-së për emrin e Presidentit dhe ka dekalraur se kjo force do mbeshtese Bajram Begen, shefi i shtabit te përgjithshëm te Forcave te Armatosura. Rama tha se janë përjashtuar emrat e kandidatëve që vijnë nga Partia Socialiste.

Alfred Moisiu

Ai lindi më 1 dhjetor 1929 në Shkodër. Alfred Moisiu mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Nga viti 1946 deri në vitin 1948 kreu studimet në Shkollën e Inxhinierisë Ushtarake të Shën Petersburgut në Rusi dhe më pas u diplomua Magna Cum Laude në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake të Moskës (1952-1958). Nga viti 1948 deri në vitin 1949 z. Moisiu shërbeu si komandant njësie në Shkollën e Unifikuar Ushtarake burrash dhe grash të Tiranës; nga viti 1949 deri në vitin 1951 ka qenë instruktor në Shkollën Ushtarake Skënderbej dhe më pas, nga viti 1958 deri në vitin 1966 ka punuar në Departamentin e Inxhinierisë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë në vitet 1967-1968 ndoqi Kursin e Lartë të Shtabit të Bashkuar të Forcave të Armatosura në Akademinë e Mbrojtjes së Tiranës.

Z. Moisiu shërbeu si zëvendësministër i Mbrojtjes nga viti 1981 deri në tetor 1982.

Gjatë periudhës nga viti 1982 deri në vitin 1984 ka shërbyer në Burrel si komandant i Kompanisë së Inxhinierisë dhe më pas në vitin 1985 doli në pension.

Në vitin 1991 Alfred Moisiu u emërua Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Teknike të asaj kohe, ku shërbeu deri në vitin 1992.

Nga viti 1992 deri në vitin 1994 ka shërbyer si Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes dhe më pas nga viti 1994 deri në vitin 1997 ka shërbyer edhe si zëvendësministër i ngarkuar me politikën e mbrojtjes.

Në vitin 1994 Alfred Moisiu themeloi Shoqatën Shqiptare të Atlantikut duke u zgjedhur kryetar i saj.

Në vitin 1995 ndoqi dhe përfundoi Kursin e Personaliteteve të Rangut të Lartë në Kolegjin Ushtarak të NATO-s në Romë, Itali. Z. Moisiu është autor i shumë editorialeve, artikujve dhe studimeve për çështje të artit ushtarak, politikës mbrojtëse, sigurisë rajonale dhe zhvillimeve në Kosovë, të botuara në shtypin vendas dhe të huaj. Alfred Moisiu mban titullin shkencor Doktor i Shkencave Ushtarake.

Dr. Alfred Moisiu u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë më 24 qershor 2002.

Ish-presidenti Alfred Moisiu, është i ve pasi i shoqja i ndau jetë, dhe kishte katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik gjatë mandatit presidencial të babait të tij.

Z. Moisiu është njohës i tre gjuhëve të huaja: rusisht, italisht dhe anglisht.

Bujar Nishani

Bujar Nishani ka lindi në Durrës më 29.09.1966. Studimet e larta i kreu në vitin 1988 në Akademinë Ushtarake Skënderbej në Tiranë. Studimet e tij pasuniversitare në Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes përfunduan në 1996 në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara. Z. Nishani ka studiuar edhe jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në Drejtësi në vitin 2004. Në vitin 2005, ai mori titullin Master për Studime Evropiane në Shkollën e Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës. Karriera e tij profesionale filloi në vitin 1988 si pedagog në Akademinë Ushtarake Skënderbej. Më pas, në vitin 1993 shërbeu si Drejtor i Punëve të Jashtme në Ministrinë e Mbrojtjes, për të vazhduar në Departamentin e Marrëdhënieve me NATO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 1994. Në vitin 1996 z. Nishani shërbeu në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997, ai u emërua dhe shërbeu si Kryetar i Forumit Ushtarak Euro-Atlantik për burra dhe gra. Karriera politike e z. Nishani kaloi në këto faza: Ai u bë anëtar i Partisë Demokratike në vitin 1991; në vitin 2001 u zgjodh Sekretar i Degës së Partisë Demokratike Tiranë; në vitin 2003 u zgjodh nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës; në vitin 2005 zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie politike.Në korrik të vitit 2005, z. Nishani, kandidat për Partinë Demokratike, u zgjodh deputet në zonën zgjedhore 34 në Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, ai u zgjodh sërish deputet. Nga marsi 2007 deri në shtator 2009, z. Nishani shërbeu si Ministër i Brendshëm; nga shtatori 2009 deri në prill 2011 shërbeu si Ministër i Drejtësisë dhe më pas, në prill të 2011 z. Nishani u emërua sërish në postin e Ministrit të Brendshëm, ku qëndroi deri në qershor të vitit 2012, kur u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në detyrën e Kreu i shtetit. Më 24 korrik 2012 z. Bujar Nishani u betua si President i Republikës para Kuvendit të Shqipërisë. Nishani është njohës i mirë dhe i rrjedhshëm i gjuhës angleze. Bujar Nishani është i martuar me zonjën Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë: Ersi dhe Fjona Nishani. Ai ndërroi jetë më 28 maj të këtij viti (2022.)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE-ja ka futur në listën e zezë komandantët rusë në Buça dhe Mariupol

Story i radhës

Ahmeti: Gratë do kenë mbështetjen time dhe të BDI-së në kontinuitet

Të fundit nga