U promovua punimi shkencor “Aspektet juridike të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

April 1, 2022
min lexim

Dje, në amfiteatrin e Universitetit të Europës Juglindore në Shkup, u promovua punimi shkencor ““Aspektet juridike të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” të autorëve prof. dr. Ylber Sela dhe mr. Llazo Matovski.

Promovimi i punimit shkencor u organizua nga ana e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Europës Juglindore dhe Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Tetovës.

Gjatë promovimit të këtij publikimi fjalë rasti kishin prof. dr. Adnan Jashari, dekan i Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Europës Juglindore dhe prof. dr. Qebir Avziu, dekan i Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Tetovës.

Gjithashtu, fjalë rasti kishin dhe recensentët e këtij publikimi shkencor prof. dr. Jeton Shasivari dhe prof. dr. Afet Mamuti.

Në fund, fjalë rasti kishin dhe autorë e këtij publikimi, prof. dr. Ylber Sela dhe mr. Llazo Matovski.

“Të udhëhequr nga mendimi për t’u shqyrtuar aspektet ligjore të përdorimit të gjuhëve në një fushë sociale më specifike, siç është gjyqësori, në periudhën e kaluar jemi përpjekur t’i trajtojmë situatat në lidhje me përdorimin e gjuhëve në sistemin e gjyqësorit si një nga shtyllat më të rëndësishme mbi të cilat bazohet çdo bashkësi shoqërore. Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve të garantuara me kushtetutë dhe me ligj, përfshirë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në procedurat para institucioneve gjyqësore, është jo vetëm e drejtë, por edhe nevojë për realizimin real të tyre të çdo qytetari që ka nevojë, pavarësisht nëse qytetari është palë apo mund të paraqitet në ndonjë cilësi tjetër në ndonjë procedurë të caktuar. Jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë një sërë sfidash me të cilat përballet sistemi i gjyqësorit, fushë në të cilën diskutohet vazhdimisht nevoja për reforma të nevojshme që duhet t’i përmirësojnë dhe avancojnë situatat.” – theksoi prof. dr. Ylber Sela.

“Ky punim u referohet aspekteve materiale dhe proceduralo-juridike të përdorimit të gjuhëve në sistemin juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në rregullimin e tyre ligjor dhe përdorimin në organet gjyqësore, me theks edhe të akteve më të rëndësishme ndërkombëtare, që u referohen përdorimit të gjuhëve dhe të drejtës së mosdiskriminimit gjuhësor. Zbatimi i gjuhëve në sektorin gjyqësor për shkak të realizimit të angazhimeve pa pengesa të lirive dhe të drejtave të garantuara të qytetarit si palë, është proces i përmbushur me vështirësi dhe sfida të natyrës objektive dhe subjektive, si dhe mungesë e burimeve të natyrës materialo-teknike dhe atij me kuadër.” – theksoi mr. Llazo Matovski.

Kjo ngjarje përkoi me shënimin e Ditës së Gjyqësorit, duke qenë se temë kryesore e publikimit është sistemi gjyqësor dhe përdorimi i gjuhëve në proceset para institucioneve gjyqësore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski fiton gjyqin me LSDM-në për shpifje

Story i radhës

Bekteshi: Do furnizohemi me gaz nga Bullgaria nëse ndërpritet gazi rus

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë