Muhamet Kyçyku, 62-vjeç drejtonte autobusin e linjës së Unazës që përfundoi në lumin e Lanës.
Ai ka marrë lëndime të lehta nga aksidenti. Goditje më të fortë ka marrë fatorino A. K., 61 vjeç, i cili ka një frakturë në kokë por pa rrezik për jetën.
“Do rrini dhe pak në observim dhe pastaj do liroheni” u tha ministrja Manastirliu në spitalin e Traumës.
Nga aksidenti u plagos dhe shtetasja F. Ç., 64 vjeçe që ishte pasagjere në autobus.
Edhe nga makina që u zu poshtë nga autobusi mbetën të plagosur dy të rinj, drejtuesi Jurgen Rama 27 vjeç dhe pasagjeri A. H po 27 vjeç.
Shefi i policisë rrugore tha se për shkaqet e aksidentit po hetohet në dy pista.
“Po shqyrtojmë të gjitha pistat e hetimit për të zbuluar shkaqet e aksidentit nëse jemi përballë një defekti elektrik apo teknik apo gabimi njerëzor që mund të ketë ndodhur me njërin nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksidentin rrugor”.