Admir Bejo, i cili ka mbeti i plagosur mbrëmë, nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare.
Në 2017, ai së bashku me vëllanë Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 te mëngjesit, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin. Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N.
Vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit. Një nga pistat e hetimit mendohet të jenë konfliktet e vjetra për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej me shume se një viti me Ilia Bejon.