u plagos gjate grabitjes se armatosur ne veternik fahri ademi vazhdon te jete ne gjendje te rende 67e4741b4b739

U plagos gjatë grabitjes së armatosur në Veternik, Fahri Ademi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

March 26, 2025
1 minut lexim

Që nga e hëna e kaluar 42 vjeçari Fahri Ademi i cili u plagos nga të shtënat me armë zjarri gjatë një grabitje të armatosur në Veternik, po vazhdon trajtimin në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Por Ademi dhe më tej vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Drejtori i Klinikës Intensive Shaqir Uka tha për io se Ademi dhe më tej vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, përkundër trajtimit që po e merr tash e një javë në QKUK.  

“Edhe gjendja e tij vazhdon të jetë akoma e rëndë”, ka thënë Uka.

Ndërkaq grabitësi Millosh Vukojeviq ka ndërruar jetë sonte në QKUK. Vukojeviq nuk ka arritur tu bëjë ballë plagëve të marra, përkunder trajtimit në QKUK.

Ndryshe të hënën e 17 marsit, ndodhi një grabitje e armatosur në afërsi të Qendres Tregtare “Albi Mall” në Veternik. Cak ishte automjeti i një kompanie të sigurimit, i cili barte para.

Dy persona mbetën të plagosur, nga shkëmbimi i zjarrit mes punëtorëve të sigurimit dhe grupit të grabitësve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kellici publikon videon kryetari i njesise administrative dajt alfred brahja me nje sjellje te denje per nje bandit 67e46ab89bc9f
Story i mëparshëm

Këlliçi publikon videon: Kryetari i njësisë administrative Dajt, Alfred Brahja me një sjellje të denjë për një bandit

fer volley me lehtesi ndaj gjinocit 67e477dec6b25
Story i radhës

Fer Volley me lehtësi ndaj Gjinocit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë