U plagos gabimisht në atentatin që iu bë Kejvin Hajrullës, 35-vjeçari: Mendova se ishin fishekzjarrë, kur pashë…

December 20, 2024
1 minut lexim

Dy ditë pas ngjarjes, Armand Spahiu, 35 vjeçari i cili mbeti i plagosur gabimisht në Vlorë nga një atentat, tregon momentet e tmerrit.

Armandi tregon në një intervistë për gazetarin Mikel Marsi se fillimisht ka menduar se janë fishekzjarrë, është shtrirë përtokë, teksa kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur.

Armand Spahiu thotë se dy efektivë të policisë pas ngjarjes e kanë çuar në spital.

Më tej tregon se çdo ditë punon si shitës tek fruta perimet tek një njeriu i tij. Ai thotë se punon për të mbajtur familjen kundrejt një page prej 2500 lekësh të reja në ditë. Siç tregon edhe vetë është e vetmja rrogë që ka në shtëpi, me të vetmet të ardhura që mbahet familja e tij. Në spital ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka dalë me dëshirën e tij

Në atentatin mafioz të ndodhur të mërkurën në mbrëmje 50 gëzhoja kallashnikovi u derdhën në drejtim të 30 vjecarit Kejvin Hajrullës. Një prej plumbave ka kapur në këmbë 35-vjeçarin Armand Spahiu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Derisa nuk kemi himn gjithëpërfshirës, nuk mund të intonohet himni përjashtues!

Të fundit nga

Si po lëkundet rendi liberal kudo në Perëndim

Në mbarë botën perëndimore, rendi liberal po humb terren, ndërsa partitë e qendrës së majtë përballen me sfida të mëdha nga elektorati, rivalët politikë dhe ndryshimet sistemike. Idealet dikur dominuese, si globalizimi,
ShkoLartë