u perplas nga automjeti qe drejtohej nga nje 17 vjecar pa patente babai i 3 femijeve perfundon ne intubim te trauma 68ab69f70aecd

U përplas nga automjeti që drejtohej nga një 17-vjeçar pa patentë, babai i 3 fëmijëve përfundon në intubim te Trauma

August 24, 2025
1 minut lexim

Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së sotme pranë shkollës së muzikës në Fier, ku një këmbësor u përplas nga një automjet tip “Range Rover”.

I aksidentuari është identifikuar si Kreshnik Tomani, 35-vjeç, baba i tre fëmijëve. Sipas dëshmive, ai ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga automjeti që drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili qarkullonte pa leje drejtimi.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes, Tomani u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes së rëndë u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët konfirmojnë se ai ndodhet në gjendje kome dhe i intubuar, duke luftuar për jetën.

Policia e Fierit ka shoqëruar adoleshentin që drejtonte mjetin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deputetet edhe sot ne pushim neser kthehen ne pune 68ab608787517
Lajmi i mëparshëm

Deputetët edhe sot në pushim, nesër kthehen në punë!

borussia dortmund perforcohet me dy lojtare te chelsea 68ab6a54c921b
Lajmi i radhës

Borussia Dortmund përforcohet me dy lojtarë të Chelsea

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë