U përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, 17-vjeçari në gjendje kome

Një aksident i rëndë ndodhi sot në Llogara, ku një 17 vjeçar është përplasur me makinë nga ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.

Burime bëjnë me dije se i riu Elio Hamiti është në gjendje kome të thellë dhe është nisur për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

Ndërkohë, Bollano është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi  V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Blerina Matraku habit me deklaratën: Gjithmonë jam…

Story i radhës

Nënshkruhet marrëveshja për ndarjen e mjeteve për ujësjellës në komunën e Likovës

Të fundit nga