U përmend në raportin e “Freedom House”, reagon Ramush Haradinaj: Kam punuar dhe punoj për sundimin e ligjit

April 20, 2022
1 minut lexim

Në raportin e fundit për demokracinë, të organizatës amerikane “Freedom House”, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, janë etiketuar si figura të lidhura me krimin dhe korrupsionin në Kosovë.

“Figura kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë lidhje me krim të organizuar e korrupsion të nivelit të lartë, që kanë rol të madh në politikë dhe ndikojnë në vendosjen e liderëve kyçë”, thuhej në raport.

Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pak më parë për përmendjen e emrit të tij në kontekst negativ në këtë raport, duke thënë se i siguron qytetarët se si kryeministër, por edhe tani, ka punuar dhe vazhdon të punojë për sundimin e ligjit dhe demokracisë.

“Të dashur qytetarë, u përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im. Dua t’ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë”, thuhet në reagimin e Haradinaj.

Haradinaj, po ashtu, ka thënë se gjithmonë do të jetë në krye të detyrës, edhe tani kur është në opozitë, duke i evidentuar gabimet e kësaj qeverie.

“Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”, ka shkruar Haradinaj. /GazetaExpress

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit për pesë ditë në Kosovë

Story i radhës

Zgjedhja e Presidentit të ri, Paloka zbulon detajin në tryezën me shoqërinë civile

Të fundit nga

ShkoLartë