u perjashtua nga ferma vip malbora gurra befason me deklaraten 69f8f6a23e91c

U përjashtua nga Ferma VIP, Malbora Gurra befason me deklaratën

May 4, 2026
1 minut lexim

Malbora Gurra është përjashtuar nga Ferma VIP 3, një vendim që ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.

Pas daljes, ish-konkurrentja ka bërë një reagim publik në Instagram, ku falënderon për mbështetjen dhe lë të kuptohet se vendimi për ta mbyllur eksperiencën ka ardhur prej saj.

Në mesazhin e publikuar, Malbora shprehet mirënjohëse për publikun dhe përkrahësit, duke thënë se pas rreth 40 ditësh ka vendosur ta përfundojë këtë rrugëtim ‘për arsye të mira’, të cilat premton t’i ndajë shumë shpejt.

Ajo thekson gjithashtu se mënyra dhe vendimi për të përfunduar një bashkëpunim janë personale.

Reagimi i plotë:

“Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni mbështetur gjatë pjesëmarrjes sime në Ferma Vip 3.

Pas rreth 40 ditësh, kam vendosur ta përfundoj këtë eksperiencë për arsye të mira, të cilat shumë shpejt do t’i ndaj me ju, sepse ju kam borxh si publik, si mbështetës, si miq dhe familje.

Në një histori jo gjithmonë ka një të mirë apo një të keq – ndonjëherë ka vetëm mendime dhe rrugë të ndryshme.

Vendimet dhe mënyrat për të përfunduar një bashkëpunim janë gjithmonë personale.

Sot dua vetëm të falënderoj për dashurinë, përkrahjen dhe fjalët e bukura që më keni dhënë çdo ditë.

Më keni mbushur me krenari dhe mirënjohje.

Ju premtoj se shumë shpejt do të ndaj më shumë me ju.

Faleminderit nga zemra”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump paralajmeron iranin se do te hiqen nga faqja e dheut nese synojne anijet amerikane 69f8f53ecc1b8
Lajmi i mëparshëm

Trump paralajmëron Iranin se do të “hiqen nga faqja e dheut” nëse synojnë anijet amerikane

unicef 2 nga 3 femije ne maqedoni te moshes 1 deri ne 14 vjec perjetojne dhune ne shtepi 69f8fdcc65930
Lajmi i radhës

UNICEF: 2 nga 3 fëmijë në Maqedoni të moshës 1 deri në 14 vjeç përjetojnë dhunë në shtëpi

Të fundit nga

ShkoLartë