u perfshi ne pergjimet e policise ne operacionin pika reagon zaimina vasjari 62540eaaf2b0f

U përfshi në përgjimet e policisë në operacionin “Pika”, reagon Zaimina Vasjari

April 11, 2022
1 minut lexim

Të premten e kaluar, policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë kanë vazhduar operacionin “Pika” për arrestimin e policëve për marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ky aksion kishte për qëllim goditjen e policëve të korruptuar, por që në mesin e tyre del edhe emri i këngëtares Zaimina Vasjari.

Bëhet me dije se Zaimina ka kaluar kufirin në Morinë, me fëmijët, pa prokurën e posaçme.

“Panorama Plus” kontaktoi me këngëtaren për të marrë variantin e saj të ngjarjes. Duket se me lajmet e që qarkullojnë që prej ditës së djeshme, Zaimina nuk ka pasur mundësi të njihej, deri para komunikimit tonë me të.

“Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem”, ka thënë ekskluzivisht artisja.

Megjithatë në prononcimin e saj, ajo ka mohuar lajmin se ka udhëtuar drejt Kosovës me fëmijët pa prokurë.

“Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje”, është shprehur këngëtarja, e cila ka mohuar kështu përfshirjen e saj në përgjimet e policëve të arrestuar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sllovakia mohon se pajisjet e derguara ne ukraine jane shkaterruar 62540e751eab1
Story i mëparshëm

Sllovakia mohon se pajisjet e dërguara në Ukrainë janë shkatërruar

lukaku mungon kunder real madridit 62540eb04a474
Story i radhës

​Lukaku mungon kundër Real Madridit

Të fundit nga

LSDM kundër Sllaveskit si guvernator

19 Shkup, 22 maj – Opozitarja LSDM nuk do ta përkrahë propozimin që Trajko Sllaveski të jetë guvernatori i ri i Bankës popullore. Koordinatori i grupit të deputetëve Oliver Spasovski shpjegoi se
ShkoLartë