Dy persona të moshuar janë arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Tetovë, për shkak se një 60-vjeçar ka raportuar që të njëjtit kanë shkaktuar rrahje dhe në të njëjtën kanë përdorur armë zjarri dhe dru.
“Punonjësit policorë të SPB-Tetovë mbrëmë (19 korrik) rreth orës 22:00 kanë privuar nga liria 71-vjeçarin Z.S. dhe 70-vjeçarin M.M. nga Raotinca e Tetovës, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga 60-vjeçari L.I. se pas një debati të ndërsjellë rreth orës 15:30 e kanë sulmuar fizikisht. Në sulm, sipas raportimit, personat e privuar kanë përdorur një mjet druri dhe një armë zjarri. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
Burimi: TV21