U nxorën të gjallë nga rrënojat pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi/ Historia prekëse e babë e bijë

Një vajzë 4-vjeçare Gada Ayan dhe babai i saj Ahmet Ayan janë ribashkuar disa ditë pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi që deri më tani ka marrë më shumë se 45 mijë jetë njerëzish.

Ata u bllokuan nën rrënoja pas tërmetit dhe më pas qëndruan për disa ditë të ndarë, pasi Gada u dërgua në spital pas shpëtimit nga forcat e kërkim shpëtimit.

Kur filloi të dridhej toka për herë të parë unë e kapa vajzën time pranë vetes. Ndërtesa u shemb mbi të gjithë ne”.

Bashkëshortja dhe djali i Ahmetit nuk dolën të gjallë nga rrënojat. Ai tha se i kujtohen të qarat e të birit ndërsa ai ishte bllokuar në pamundësi për t’i ardhur në ndihmë. Pranë vetes ai kishte të bijën.

Në ditën e katërt nën rrënoja, ai tha se po i humbiste shpresat. Por vajza e tij vazhdonte ende të shpresonte.

“Ajo vazhdimisht më kërkonte të mos qaja. Ajo më tha të shikoja dritën dhe papritur ne dëgjuam zërat e atyre që po na shpëtonin”, thotë ai.

Gada u tërhoq e para ndërsa gjysmë ore më pas ata nxorën nga rrënojat edhe babanë e saj Ahmetin. 4-vjeçarja u dërgua për kujdes mjekësor pranë shërbimeve sociale ndërsa ai u dërgua në spital.

Ahmeti humbi për disa ditë gjurmët e të bijës. Ai nisi një kërkim në rrjetet sociale duke postuar foton e vajzës së tij në Facebook dhe Instagram. Ishte një i afërm i tij që zbuloi se shërbimet sociale kishin nën kujdesin e tyre një vajzë të vogël e cila kishte mbetur e vetme.

“Forca për ta rigjetur më mbajti gjallë. Unë do ta gjeja atë edhe sikur të ishte gjëja e fundit që do të bëja”.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja si ta kuptoni që jeni martuar me burrin e duhur

Story i radhës

Turkish Airlines zgjat deri më 1 mars fluturimet e evakuimit falas nga qytetet në zonat e tërmetit

Të fundit nga