U ndje në Shkup, Gostivar dhe Tetovë! Observatori sizmologjik me detaje rreth intensitetit të tërmetit

1 minut lexim

Observatori sizmologjik i Maqedonisë së Veriut njofton se rrjeti pranë fakultetit Matematiko-natyrorë në Shkup ka regjistruar tërmet 296 kilometra në veriperëndim të Shkupit me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina, përcjell TV21. Nga Observatori sizmologjik njoftojnë se tërmeti në territorin e Maqedonisë së Veriut është ndjerë me intensitet prej 3 shkallëve në qytetet e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit.

“Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 23:07 me magnitudë lokale të Rihterit ML5.7, ndërsa është ndjerë nga qytetarët në Shkup, Gostivar, Tetovë dhe rrethinë me intensitet III shkallë , sipas shkallë makrosizmike të Evropës”, thuhet në njoftimin e Observatori sizmologjik në Shkup.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse u rritë çmimi i vajit? Përgjigjet zv/ kryeministri Fatmir Bytyqi

Story i radhës

Enca vjen me poza të nxehta nga Dubai

Të fundit nga