Një 73-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Vlorës.
I moshuari ishte ndjerë keq në burgun ku po vuante dënimin për vepra të turpshme dhe është dërguar në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.
Paraprakisht dyshohet se vdekja i ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Njoftimi i policisë: Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. 73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme.”
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Burimi: botasot.info