U ndërpre greva e mësimdhënësve, nxënësit rikthehen në shkolla

April 29, 2022
1 minut lexim

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që ta ndërpres grevën dhe nxënësit sot do të kthehen në shkolla. Këtë e bëri të ditur, i pari i sindikatës, Jakim Nedellkov, i cili njoftoi se Ministria e Punës dhe Politikës Social ka dërguar njoftim tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zgjidhje paqësore të kontestit me SASHK-un, me ç’rast Ministria e Punës dhe Politikës Social sipas deyrës zyrtare ka inicaur procedurën e pajtimit.

Këshilli i SASHK ka analizuar dispozitat ligjore në pajtim me ligjin për zgjidhje ligjore të mosmarrëveshjeve dhe ka konstaruar se derisa të zgjasë periudha e pajtimit greva të pezullohet. Afati është maksimum deri në 20 ditë.

Jakim Nedellkov. Kryetar i SASHK

“Është fakt se duhet të veprojmë sipas Ligjit dhe duhet që grevën ta ndërpresim. Kjo do të thotë se vendimin për të hyrë në grevë të përgjithshme e pezullojmë. Ne jemi të bindur në periudhën e ardhshme gjatë kohës që greva është pezulluar do të gjejmë zgjidhje të përbashkët “

Nedellkov tha se shpresojnë që do të arrijnë marrëveshje me Qeverinë, dhe se nuk do të duhet që përsëri të aktivizohet greva.

Protesta e paralajmëruar më 4 maj nga ana e sindikatit nuk do të mbahet, përshkak që greva është pezulluar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raportohet për tërmet në Bosnje-Hercegovinë

Story i radhës

Varhelyi: Zvarritja e nisjes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin kërcënon BE-në

Të fundit nga

ShkoLartë