U ndërpre energjia, bie ashensori i pallatit në Kosovë, lëndohet rëndë një grua

1 minut lexim

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku ashensori i një pallati është rrëzuar dhe si pasojë është lënduar rëndë një grua.

Sipas medieve kosovare ashensori është rrezuar në momentin që është ndërprerë energjia elektrike.

Kujtojmë që ditëve të fundit Kosova është përballur me reduktime të energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë

Fushë Kosovë 19.08.2022 – 23:55. Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ishte në ashensor nga ndërprerja e energjisë elektrike ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Projekt gazjellësi: Gaz nga Saharaja për në Evropë?

Story i radhës

Sulmi rus në Gramsh/ Fatmir Mediu: Putin do konflikte të reja në Ballkan, Moska na ka piketuar si kundërshtar

Të fundit nga