“U ndava nga Donald Veshaj, të gjithë ju morët  atë që dëshiruat”, Beatrix sqaron si qëndron e vërteta

February 25, 2022
1 minut lexim

Së fundmi, një foto ku Beatrix Ramosaj pohon se është ndarë nga Donaldi, është shpërndarë kudo në rrjet.

Në të shkruhej se ai që dashuroi, duke iu referuar aktorit Donald Veshaj, e ka akuzuar se është fajtore për humbjen e tij në “BBV”.

 “Përshëndetje yjet më të bukur! Besoj që gjithë nga ju e keni parë storyn tim të fundit në Instagram, dhe Po, u ndava nga Donald Veshaj. Shumica nga ju më gjykuat, më keni sharë, ofenduar, por nuk e kuptuat se çfarë ka ndierë kjo vajzë e pafajshme, e cila nuk e ndau askënd nga askush por vetëm dashuroi. Nuk e pata përkrahjen e juaj, unë luftova për dashurinë, por ai që dashurova më tha ‘humbjen e kam nga ty’… Unë besoj që të gjithë ju morët  atë që dëshiruat, shpresoj që me kalimin e kohës do e shihni se kë person përkrahët dhe kë person gjykuat. Dashuri dhe mirësi  për ju”, shkruhet në storyn e publikuar.

Image

Por sot, këngëtarja ka reaguar me anë të një “Instastory” duke thënë se fotoja është montazh dhe nuk është postuar nga ajo.

“Qarkullon një story foto montazh në emrin tim në rrjete sociale të cilën e përgënjeshtroj absolutisht. Nga Instagrami im nuk është postuar ajo story.”, shkruan këngëtarja.

Image

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A u la në baltë Zelensky? Rama shmang komentet: Mos e dhëntë Zoti ti shohim të vrarë barbarisht

Story i radhës

Gazetarët në Ukrainë: Po transmetojmë nga një bunker, po fshihemi nga raketat ruse

Të fundit nga

ShkoLartë