Mauro Ikardi duket se ka gjetur shpejt ku të “ngushëllohet” pas ndarjes me Uanda Narën. Sulmuesi ka vendosur të shkëputet përfundimisht nga bashkëshortja e tij pas 10 vitesh mes shumë historish mes tyre, por pakkush mendonte se ai do ta harronte gruan për avokaten e cila po merret me divorcin e tij.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Ikardi ka dhënë prej kohësh dritën e gjelbër që palët të ndahen përfundimisht dhe ia ka besuar mbrojtjen e tij studios ligjore të Angela Burgos, një avokate kolumbiane e cila ka edhe një program televiziv ku flet për çështjet ligjore.
Edhe pse italianët insistojnë se mes tyre ka më shumë se bashkëpunim avokat-klient, ajo ka refuzuar publikisht se ka diçka mes të dyve.
“Ikardi është një burrë me të vërtetë tërheqës, shumë i kulturuar, një xhentëlmen, por për momentin po mendoj për diçka tjetër. Kur punoj, unë fokusohem te klientët e mi, nuk shoh nga ana tjetër. Unë punoj gjithmonë me meshkuj, jam single, por momentin nuk kam asnjë në mendjen time”, ka thënë Angela.
Burimi: botasot.info