Romanca e Leonardo DiCaprio-s dhe Gigi Hadid po ecën për mrekulli, megjithatë ata po tregohen shumë të kujdesshëm të mos fotografiohen bashkë. Të dy u panë në Nju-Jork të premten në mbrëmje, duke dalë për darkë në Cipriani. Çiftit iu bashkua shoqja e DiCaprio-s, kapitalistja e sipërmarrjes Vivi Nevo.
Të trembur nga kamerat, ata u përpoqën të fshiheshin nga paparacët ndërsa sigurimi i nxori nga restoranti.
DiCaprio kishte veshur atlete të bardha, xhinse të zeza, një xhup të zi, një kapelë bejsbolli dhe maskë që fshihte pjesën më të madhe të fytyrës së tij. Ndërsa Hadid kishte veshur një bluzë të shkurtër, një xhaketë lëkure dhe një shall blu që e përdori për të mbuluar fytyrën e saj.
Aktori i “Titanic”, 48 vjeç, dhe modelja 27-vjeçare u lidhën për herë të parë në shtator gjatë Javës së Modës.