Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, mori vëmendje me veshjen e saj nga Video Music Awards, duke u shfaqur me një fustan të zi me prerje dhe një bisht në të pasme.
Ajo u shfaq në Qendrën Prudential në Newark të martën me një fustan lëkure të zezë nga The Uncommonist, i kompletuar me një prerje të mrekullueshme në pjesën e pasme dhe një bisht të ngjitur.
Një veshje të ngjashme kishte pasur Julia Fox gjatë Javës së Modës në New York në muajin shkurt. Megjithatë, pjesa e sipërme e fustanit të Bebes ishte në stilin e sutjenave ikonike të Madonnas me majë nga Jean Paul Gaultier.
Artistja e kompletoi dukjen e saj të guximshme me taka me platformë, vathë të gjatë argjendi dhe byzylykë.
Prerjet e pazakonta të fustanit me siguri tërhoqën vëmendje dhe një video është shpërndarë në Twitter, e cila tregonte vëllanë e Shakiras, Tonino Mebarak, duke u përpjekur ta largonte shikimin.
@pattystone90 #beberexha #shakira #tonino #vmas #vmas2023 #shakiravmas2023 ♬ sonido original – Patricia Lobato Delg
Rexha më herët pranoi se ishte “nervoze dhe e stresuar” për paraqitjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, duke u thënë ndjekësve në TikTok se ishte e shqetësuar se njerëzit do të flisnin për peshën e saj. Ajo shpjegoi se nuk është ndier me vetëbesim kohët e fundit