U mbajt konsultimi për Projekt-Planin e Punës së Kuvendit të Prizrenit për vitin 2023!

November 23, 2022
1 minut lexim

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, u mbajtur sot konsultim publik për Projekt-Planin e Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2023, organizuar nga kryesuesja e grupit punues dhe njëherësh, Kryesuese e Kuvendit, Antigona Bytyqi.

Për procedurat e ndjekura të përgatitje së projekt planit foli Kryesuesja Bytyqi, e cila tha se fillimisht është formuar grupi punues në Kuvend për hartimin e planit, që është përgatitur duke u bazuar edhe në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutit të Komunës Nr.01/011-5643 si dhe në Udhëzimin Administrativ Nr. 06.2018 për Standardet Minimale të Konsultimeve Publike në Komuna. Sipas këtij udhëzimi, njoftimet janë bërë me kohë dhe janë publikuar në ueb faqe të Komunës, Platformën e Konsultimeve Publike dhe në Facebook.

“Me datë 03 nëntor 2022, Grupi punues, shefat e grupeve parlamentare, ekzekutivit në bashkëpunim me OSBE-në, kemi mbajtur punëtori për hartimin e planit. Ky plan është në konsultim publik nga data 11.11.2022 dhe në konsultim do të jetë deri me 11.12.2022, komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen deri me 09.12.2022”, theksoi Kryesuesja Antigona Bytyqi.

Haziz Krasniqi, përgjegjës për konsultime publike, njoftoi qytetarët se për mbajtjen e këtij konsultimi do të mbahet procesverbal, gjithashtu, do të përgatitet raporti mbi ecurinë e përgatitjes së këtij plani. Procesverbali dhe raporti do të publikohen në ueb faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit

Bashkim Gashi – qytetar, tha se në kuadër të planit duhet të shtohen edhe këto pika si: Përgatitja e rregullores për përzgjedhjen e kryetarëve të lagjeve dhe fshatrave të komunës; Përgatitja e rregullores për parkingje, Raportimi për Planin e Performancës dhe raportimi i komisioneve që formohen nga Kuvendi Komunal.

Nga zyrtarët përgjegjës, projekt plani në formë fizike, iu shpërnda qytetarëve pjesëmarrës në këtë konsultim publik.

Qytetarët e interesuar, komentet, sugjerimet dhe vërejtjet mund t’i dërgojnë në këto e-mail-a: [email protected] , [email protected] si dhe  [email protected].

Ndërsa projekt planin mund ta gjeni të publikuar në ueb faqe:

https://kk.rks-gov.net/prizren/konsultime-publike/planet-ne-konsultim-publik/   

si dhe në Platformën e Konsultimeve Publike:

http://konsultimet.rks-gov.net/vieëConsult.php?ConsultationID=41620 .

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tragjedia në Bullgari, avokati i familjeve: Hetimet ngecin, mungon interesi nga autoritetet

Story i radhës

Argjentina ka lojtarë jashtë formës

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë