U mbajt konferenca shkencore “Ballkani dhe globalizimi”

October 27, 2022
1 minut lexim

Sot i zhvilloi punimet edicioni i 5-të i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të Ballkanologjisë, me temë “Ballkani dhe globalizimi”, me interesim të studiuesve nga të gjitha trevat shqiptare, ballkanike dhe më gjerë.

Konferencën e shpalli të hapur drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, i cili theksoi rëndësinë e madhe të studimeve ballkanike, për të cilat Instituti po jep kontributin e tij shkencor duke zhvilluar pesë vjet me radhë një konferencë të tillë ku bëhen bashkë studiues kredibil jo vetëm nga Ballkani por edhe më gjerë, me qasjet më të reja shkencore për ballkanologjinë.

Punimet e konferencës u përshëndetën nga ministri i ngarkuar për çështjet e Diasporës – Xhemail Çupi, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës – Lulzim Aliu dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe – Ylber Sela.

Në fillim u bë promovimi i përmbledhjes së kumtesave të Konferencës së Katërt të Ballkanologjisë me temën bosht “Ballkani ndërmjet integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”, për të cilën referoi kryeredaktori Sefer Tahiri, njëherësh koordinator i konferencës.

Më pas, mbi 40 studiues paraqitën temat e tyre në lidhje me Ballkanin dhe globalizimin. Kështu, sipas agjendës së paraparë, në seancën e parë referuan  studiuesit: Ines Angeli Murzaku, Leontina Gega Musa, Rubin Zemon, Nurie Emurllai, Eduart Caka, Alfred Halilaj, Hidajete Azizi, Katerina Mlladenovska Ristovska, Anton Pançev, Alban Dobruna, Shadan Ramadani, Agim Poshka, Majlinda Bushaj, Vjosa Osmani, Shpresa Ismajli, Manjola Lumani Zaçellari, Lirim Shabani, Valdeta Kasapi, Afërdita Abdullahi, Sejdi Gashi, Edona Jahiu.

Kurse, në seancën e dytë referuan studiuesit: Artan R. Hoxha, Edon Qesari, Arben Arifi dhe Arian Kadriu, Albulena Halili, Erjon Papagjoni, Ardian Ramadani, Muhamed Jashari, Minir Ademi, Faton Murseli, Muhamed Ali, Fatime Salifovska, Isamet Bakiu, Rini Useini, Mislim Zendeli, Kristina Dimovska, Shpëtim Memishi, Ermal Mehmeti, Ylberza Halili, Juljana Kume, Dhurata Selhani.

Kumtesat shkencore do të botohen në edicionin e ardhshëm të Ballkanologjisë gjatë vitit të ardhshëm. Kjo konferencë u mbështet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Millorad Dodik konfirmohet president i Republikës Sërpska

Story i radhës

Di Maria nuk mban më: As tani dhe as në janar

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë