U mbajt Edicioni i 20-të i Festivalit të Automjeteve ‘Oldtimer’ në Prizren

June 1, 2025
1 minut lexim

Qyteti i Prizrenit ishte këtë vit mikpritës i edicionit të 20-të të Festivalit të Automjeteve Klasike “Oldtimer”. Në këtë ngjarje me karakter ndërkombëtar morën pjesë mbi 80 automjete klasike nga vende të ndryshme të Evropës.

Automjetet u ekspozuan në sheshin historik të Shadërvanit, ku vizitorët patën mundësinë të bëjnë një udhëtim në kohë. Automjetet e prodhuara ndërmjet viteve 1929 dhe 1985 tërhoqën vëmendjen e madhe të publikut, i cili pati rastin t’i shikojë ato nga afër.

Ndër automjetet e ekspozuara, u veçuan edhe vetura që i përkiste aktorit të njohur të Hollivudit me origjinë nga Kosova, Bekim Fehmiu, si dhe automjetet zyrtare që dikur u përkisnin udhëheqësve shtetërorë të Shqipërisë.

Drejtori i festivalit, Ehat Oreshka, theksoi se ky aktivitet është bërë tashmë tradicional, duke shtuar: “Me këto automjete klasike organizojmë një ekspozitë të hapur dhe qytetarët kanë mundësinë të shohin nga afër veturat e prodhuara nga viti 1929 deri në vitin 1985.”

Kjo ngjarje e gjallë në Prizren bashkoi entuziastët e automjeteve dhe turistët që vizituan qytetin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Marquinhos me emocione për triumfin në Ligën e Kampionëve, përmend Mbappen dhe legjendat tjera të PSG-së

Të fundit nga

Një haxhi nga Kosova vdes në Qabe

Mijëra besimtarë myslimanë nga Kosova kanë shkuar në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin. Por, nga atje sot erdhi një lajm i dhimbshëm. Në vendet e bekuar, vdiq Avdi Jusufi, një

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në
sqmken
ShkoLartë