U lëndua në Kuvend, Gazment Bardhi përfundon në spital

September 30, 2024
1 minut lexim

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka mbetur i lënduar pas përplasjeve në Kuvend, ku opozita i ka vënë zjarrin karrigeve të Kuvendit jashtë seancës.

Lajmin e ka bërë me dije Eni Vasili në “Open”. Ajo u shpreh se deputeti ka qenë i ftuar në emision, por që nuk ka shkuar pasi është lënduar në këmbë dhe ndodhet në spital.

“Kemi pasur të ftuar edhe Gazment Bardhin. Çfarë ka ndodhur që nuk është këtu? Ai është lënduar në këmbë dhe është në spital. I është lënduar këmba dhe nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme”, tha Vasili.

Nuk dihet nëse Bardhi ka mbetur i plagosur nga përplasjet brenda seancës plenare, apo gjatë kohës kur digjnin karriget jashtë seancës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bajrami vazhdon me kritika ndaj Muratit: Hekuran, eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat

Story i radhës

Fronti Europian njofton aktivitet për 100 ditët qeverisë! “Dështim, skandale, nënçmime”

Të fundit nga

ShkoLartë