“U larguan njerëz që kryen gjenocid në Kosovë” – Abazi përplaset fort me gazetarin serb

November 26, 2024
1 minut lexim

Debat i ashpër u zhvillua mes deputetit të pavarur Haki Abazi dhe gazetarit serb Branislav Kërstiq.

“Mollë sherri” u bënë të drejtat e komunitet serb në Kosovë, për të cilat dy panelistët ndan mendime të ndryshme.

“Një komunitet që përbën maksium 5% të popullatës në Kosovë”, ishte fjala e deputetit Abazi e cila u ndërpre nga ajo e analistit Kerstiq.

“Qysh 5%, ku janë 200mijë serb të larguar nga Kosova? Sa përqind kemi qenë para luftës? Sipas të dhënave nga Kosova gjatë luftës 167 mijë, 2003-ta 163 mijë serb që domethënë 330mijë serb i keni pasë, ajo është ofendim. Është ofendim, jeni në të njejtën rrugë me z.Kurti”, ka reaguar Kërstiq.

Megjithatë, Abazi ka theksuar se serbët kanë të drejta të dyfishta në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

“Jo, nuk është ofendim. Serbët kanë të drejta të dyfishta në Kushtetutën e Kosovës në dhjetë vendet e garantuar aty. Nuk po mundeni me e dëgju argumentimin. Ata njerëz për të cilët ti po flet, kanë sundu nën sundimin e Millosheviqit. Unë nuk jam për atë në një vijë me Kurtin, sepse nuk jam për asnjë metodë që bie nën kurthin e Vuçiqit”, tha Abazi.

Sipas deputetit Abazi, nga Kosova janë larguar të gjithë serbët që kanë kryer gjenocid në luftën e fundit. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s u kërkoi kompanive të përgatiten për një skenar lufte

Story i radhës

Vrasja e Reçit/ Gazetarja Sari: Autorët kërkuan të gjenin një marrëveshje me biznesmenin, por pa rezultat

Të fundit nga

ShkoLartë