u largua nga vendi i aksidentit i riu tenton ti shpetoje policise me 5 mije leke por arrestohet 61ffd8b8f3ebd

U largua nga vendi i aksidentit, i riu tenton ti shpëtojë policisë me 5 mijë lekë por arrestohet

February 6, 2022
1 minut lexim

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për largim nga vendi i aksidentit është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin M. M, banues në  fshatin Karbunar Lushnje, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në momentin e ndalimit  për kontroll nga sherbimet Operacionale pranë DVP Elbasan, i ka dhenë punonjësit të policisë një kartmonedhë 5.000 lekë, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera  rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Lushnje, për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

formacionet zyrtare barcelona atletico madrid 61ffd8b54410a
Story i mëparshëm

Formacionet zyrtare: Barcelona – Atletico Madrid

d0bad0bed0b2d0b0d187d0b5d0b2d181d0bad0b8 od187d0b5d0bad183d0b2d0b0d0bc d183d188d182d0b5 d183d182d180d0b5 d0b4d0b0 d0b8d0bcd0b0 d180d0b5 61ffd9da6e242
Story i radhës

Ковачевски: Oчекувам уште утре да има решение за минималната плата

Të fundit nga

ShkoLartë