I larguar nga posti i drejtorit sportiv të Milan qershorin e kaluar, Paolo Maldini tani e gjen veten pa një funksion real. Por ofertat nuk duhet të zgjasin shumë për të mbërritur në tavolinën e ish-mbrojtësit. Sipas informacioneve nga Corriere dello Sport, Paris Saint Germain mund ta zgjedhë Maldinin për të udhëhequr ciklin e ri në rast të largimit të Luis Campos në muajt e ardhshëm.
Klubi parizian mund të ofrojë atë që kapiteni historik i kuqezinjve ka kërkuar prej disa kohësh: një rol plotësisht operacional, i cili përfshin menaxhimin e merkatos, zgjedhjen e lojtarëve dhe mbikëqyrjen teknike.
Megjithatë, Paolo Maldini përmendet edhe në një dosje tjetër të lidhur me kombëtaren e Italisë. Presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina shënoi emrin e tij së bashku me ato të Gianluigi Buffon, Gabriele Oriali dhe Giorgio Chiellini për ristrukturimin e stafit rreth Roberto Mancinit.
Roli do të ishte mbi të gjitha simbolik, një lloj lidhjeje karizmatike mes dhomave të zhveshjes dhe federatës italiane me punë të theksuar edhe me të rinjtë italian. Asnjë vendim nuk është marrë nga Paolo Maldini por nuk ka dyshim se do të gjejë një punë të re së shpejti.