U largua nga detyra pas një “skandali”, Taravari kthen në skenë, Fatmir Mexhitin

1 minut lexim

Ish ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti që nga posti u largua me një skandal të mbetur nën hije, është rikthyer në pozitë udhëheqëse.

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari ka njoftuar se ish ministri Mexhiti është emruar drejtor i Klinikës së Neurologjisē.

“Nesër shpresoj që të caktojmë edhe drejtor të Onkologjisë, sepse aty është zgjidhja për u.d drejtor ka qenë që nga mesi i qershorit. Ka edhe drejtor të ri në Neurologjisë, ai është ish-ministri Fatmir Mexhiti”, tha Taravari. Fatmir Mexhiti është ministër i shëndetësisë në Maqedoni dhe në këtë pozitë vjen pas inkuadrimit të ASH-së në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Mexhiti është mjek neurolog.

Kujtojmë Fatmir Mexhiti ishte ministër i Shëndetësisë, por u largua nga kjo pozitë pasi vendosi të rreshtohet në rradhët e VLEN-it, por më pastaj u “zbulua” se kishte një skandal që megjithatë mbeti nën hije dhe nuk u publikua në media e rrjete për shkak të çështjeve morale.

Story i mëparshëm

Berisha: Pasaportën e Erion Veliajt e hoqi Edi Rama që të mos spiunojë dot më në qeveritë dhe vendet e tjera

Story i radhës

Ish-presidenti i Hondurasit dënohet me 45 vjet burg për trafik droge

Të fundit nga